Punëtoria ekologjike “Nga fara te lulja”
Në kuadër të Planit të Aktiviteteve për Integrimin Ndëretnik (MIO), u realizua me sukses punëtoria ekologjike “Nga fara te lulja”, në bashkëpunim ndërmjet SHFK “Bajram Shabani” dhe SHFK “Braqa Miladinovci”.
Përmes aktiviteteve praktike, nxënësit punuan së bashku në mbjelljen e farave, rregullimin e këndeve ekologjike dhe zhvillimin e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit. Njëkohësisht, ata krijuan ura miqësie, respekti dhe bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve, duke dëshmuar se të mësuarit është edhe më i bukur kur ndahet me të tjerët.
Ky aktivitet u realizua me përkushtimin dhe bashkëpunimin e koordinatores, pedogoges së shkollës sonë, Nerxhivane Nuhiji dhe mësimdhënësve Medina Islami Destani dhe Gordana Jovanovska.





Postime të Ngjashme