Vetëdijesuese për mbrojtjen nga dhuna kibernetike
Në kuadër të projektit për Integrim Ndëretnik,shkolla jonë “Bajram Shabani” në bashkëpunim me SHFK “Braqa Miladinovci” realizoi me sukses aktivitetet e planifikuara, me qëllim forcimin e bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë, komunikimit dhe zhvillimit të shkathtësive digjitale te nxënësit.
Gjatë realizimit të projektit, nxënësit morën pjesë në aktivitete të ndryshme edukative, hulumtuese dhe praktike, ku punuan në grupe të përziera, përgatitën prezantime mbi sigurinë në internet, zhvilluan detyra në programe digjitale si Scratch, Canva dhe Share, si dhe hartuan materiale vetëdijesuese për mbrojtjen nga dhuna kibernetike.
Koordinatore e projektit ishte pedagogia e shkollës, Nerxhivane Nuhiji, ndërsa mësimdhënëse realizuese ishte Luljeta Ebibi Jakupi.





Postime të Ngjashme