SHFK BAJRAM SHABANI

КУМАНОВО

Banka dhe karrige të reja

DONACION NGA ZVICRA PËR SHKOLLËN TONË!

Shkolla jonë pasurohet me banka dhe karrige të reja, falë një donacioni të ardhur nga Zvicra, i cili do të kontribuojë drejtpërdrejt në krijimin e kushteve edhe më të mira për nxënësit tanë.
Një falënderim i veçantë për Zeqir Zeqirin, Egzon Asanin dhe Vlora Asani të cilët kontribuan në organizimin e transportit të bankave dhe karrigeve nga Zvicra drejt shkollës sonë.
Transporti u mundësua falë mbështetjes financiare dhe solidaritetit të:
Ndërmarrjes Bentoni
Agjencionit turistik Debi Turs
Agjencionit Globus-Doraturist
Ndërmarrjes City Beton
Kafiterisë Prive
Ruzhdi Limanit
Një donatori anonim
Faleminderit të gjithëve që kontribuan! Ky është një shembull i bukur se si bashkëpunimi dhe dashamirësia ndaj arsimit mund të sjellin ndryshime konkrete në shkollën tonë.

Logo Final Bsk 200, 11-09-2025
Politika e privatësisë

Shpjegim se si i mbledhim, i përdorim dhe i mbrojmë të dhënat tuaja personale.