Arsimi na bashkon
Shkolla jonë “Bajram Shabani” së bashku me shkollën “Ibrahim Kelmendi” nga Presheva, mori pjesë në një aktivitet të veçantë në shkollën “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë të Gjilanit, me moton që na përfaqëson të gjithëve: “Arsimi na bashkon”.
Ishte një ditë plot me përvoja të veçanta, kulturë, miqësi dhe frymë bashkëpunimi ndërshkollor.Përmes aktiviteteve të përgatitura nga nxënësit, me program artistik, vizita në shkollat e mesme dhe lojëra sportive, u tregua qartë se arsimi, kultura dhe sporti janë ura që na lidhin përtej kufijve gjeografikë.
Nga shkolla jonë morën pjesë drejtori z. Fatmir Ebibi dhe arsimtari z.Maliq Latifi, të cilët shprehën mirënjohjen për mirkpritjen e jashtëzakonshme,organizimin dhe bashkëpunimin e krijuar.
Një falënderim i veçantë për drejtorin e shkollës nikoqire, z. Zaim Zymeri, për organizimin dhe mikpritjen, si dhe për gjithë stafin dhe nxënësit që krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese.
Shprehim mirënjohje për kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, dhe drejtorin e Arsimit, z. Shpend Nuhiu, për përkrahjen e dhënë për realizimin e këtij aktiviteti me vlera të mëdha.
Jemi të bindur se kjo vizitë nuk do të jetë e fundit, por do të jetë fillimi i një bashkëpunimi të qëndrueshëm, që i shërben nxënësve tanë dhe përforcon lidhjet tona si pjesë e një kombi të vetëm.




Postime të Ngjashme