Ceremoninë përmbyllëse “Ndërtimi i Urave të Reja”
Më datë 16 shtator 2025, shkolla jonë “Bajram Shabani” mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të projektit dyvjeçar “Ndërtimi i Urave të Reja”, organizuar nga OSBE.
Ky projekt kishte për synim forcimin e kohezionit shoqëror dhe ndërtimin e urave ndërkulturore përmes përfshirjes aktive të nxënësve dhe shkollave në aktivitete të përbashkëta.
Koordinator i projektit ishte pedagogu i shkollës Nerxhivane Nuhiji,ku si cdoherë edhe tani ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë dhe në promovimin e vlerave të bashkëpunimit, respektit dhe ndërkulturës.
Faleminderojmë mësimdhënësit pjesëmarrës:Ismet Rashiti, Vjollca Musliu,Gzim Rushiti,Ifaket Shabani,Antara Osmani dhe Sevim Shahini,të ciët me punën e tyre kanë kontribuar në forcimin e vlerave të bashkëjetesës, respektit dhe edukimit ndërkulturor.




Postime të Ngjashme