Reciklimi i letrës
Në kuadër të aktivitetit “Ora ekologjike”, të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, sot realizuam aktivitetin me temë “Reciklimi ,përpunimi i mbeturinave”, ndërsa aktiviteti praktik ishte “Reciklimi i letrës”.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit mësuan rëndësinë e riciklimit, mbrojtjes së mjedisit dhe mënyrat se si mbeturinat mund të ripërdoren për të krijuar një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm. Me kreativitet dhe përkushtim, ata treguan se kujdesi për natyrën fillon nga veprimet e vogla të secilit prej nesh.
Aktivitetin e realizuan:
Ars. Fatrije Arifi
Ars. Medina Destani
Ars. Teuta Maliqi







Postime të Ngjashme