Trajneri më i mirë për sportin shkollor 2025 - SHFK BAJRAM SHABANI
Sazan Latifi 22 01 2026

Trajneri më i mirë për sportin shkollor 2025

Shkolla jonë është krenare për arsimtarin tonë Sazan Latifi i cili është vlerësuar nga Lidhja e Sportit Shkollor me çmimin “Trajneri më i mirë për sportin shkollor 2025” në Komunën e Kumanovës.
Ky vlerësim vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të tij në futbollin shkollor, ku ekipi i vajzave arriti vendin e tretë në garat shtetërore, ndërsa ekipi i djemve garoi me sukses deri në garat rajonale, në bashkëpunim me SHFK “Bajram Shabani”.
Urime arsimtarit tonë dhe nxënësve për këtë sukses të merituar, që na bën krenarë si shkollë!

Logo final BSK 200
Politika e privatësisë

Shpjegim se si i mbledhim, i përdorim dhe i mbrojmë të dhënat tuaja personale.