Një ndër sportistët dhe trajnerët më të mirë në kuadër të Klubit të Karatesë “Bashkimi” - SHFK BAJRAM SHABANI
Mursel Misini 22 01 2026

Një ndër sportistët dhe trajnerët më të mirë në kuadër të Klubit të Karatesë “Bashkimi”

Shkolla jonë është shumë krenare që arsimtari ynë, Mursel Misini është zgjedhur nga Lidhja e Sportit Shkollor e Komunës së Kumanovës si një ndër sportistët dhe trajnerët më të mirë në kuadër të Klubit të Karatesë “Bashkimi”.Ai ka arritur suksese të rëndësishme sportive, përfshirë titullin Kampion Shteti 2025, Kampion i Shqipërisë për senior, si dhe pjesëmarrje në gara ndërkombëtare si Kupa e Botës në Salzburg dhe Kampionati Evropian në Yerevan.
Gjithashtu përgëzojmë nxënësit tanë Azem Azemi, Ajan Muaremi dhe Sara Muadini, të cilët me punë, disiplinë dhe talent po arrijnë rezultate të shkëlqyera në kategorinë e pionerëve.
Urojmë suksese të mëtejshme dhe shumë frymëzim për të gjithë!

Logo final BSK 200
Politika e privatësisë

Shpjegim se si i mbledhim, i përdorim dhe i mbrojmë të dhënat tuaja personale.