Të ndryshem, por të barabartë
Sot në shkollën tonë “Bajram Shabani” u shënua 3 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe.
Nën temën “Të ndryshem, por të barabartë”, u zhvilluan aktivitete sensibilizuese nga defektologia Sibel Abdullahi Qerimi, së bashku me asistentët dhe nxënësit e shkollës.
Nxënësit realizuan një dramë imagjinare, përmes së cilës u dha mesazhi i fortë i barazisë, respektit dhe pranimit të diversitetit.
Shkolla jonë mbetet e përkushtuar në krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe mbështetës për çdo nxënës.




Postime të Ngjashme