Gëzuar Festat e Nëntorit!
Sot, shkolla jonë organizoi një program të veçantë festiv me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Nxënësit tanë, me shumë përkushtim e emocion, sollën këngë, valle, poezi dhe momente historike që na rikthyen krenarinë dhe lavdinë e kombit shqiptar.
Falënderojmë këshillin organizativ,mësimdhënësit, nxënësit dhe gjithë stafin për punën, angazhimin dhe atmosferën e mrekullueshme që krijuan sot.
Le të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona kombëtare dhe dashurinë për atdheun!



Postime të Ngjashme