Ora ekologjike IX-1
Sot në shkollën tonë u mbajt ora ekologjike me arsimtaren Qëndresa Demiri Maliqi dhe klasën IX-1. Gjatë kësaj ore nxënësit zhvilluan dhe demonstruan eksperimente të ndryshme interesante dhe edukative.
Eksperimentet që u realizuan ishin:
Filtrimi i ujit
Ndryshimi i ngjyrës së lules reale nga e bardha në të kuqe
Demonstrimi i vullkanit
Nxënësit treguan kreativitet, bashkëpunim dhe interes të madh për mbrojtjen e mjedisit dhe njohuritë shkencore. Në fund të aktivitetit, ata mbollën një lule në oborrin e shkollës si simbol i kujdesit për natyrën dhe ambientin.







Postime të Ngjashme