SHFK BAJRAM SHABANI

КУМАНОВО

Средба за подигање на свеста со учениците за насилството и малтретирањето во училиштето 27 04 2026

Takim ndërgjegjësues me nxënësit mbi dhunën dhe bullizmin në shkollë

Gjatë javës së kaluar, u realizua një takim me nxënësit e shkollës sonë, i udhëhequr nga psikologia e shkollës, Gjylije Alili me fokus në një nga temat më të rëndësishme për mirëqenien e tyre”Parandalimi i dhunës dhe bullizmit”.
Në këtë bashkëbisedim interaktiv, nxënësit patën mundësinë të shprehin mendimet dhe përvojat e tyre, të kuptojnë më mirë pasojat që sjell bullizmi, si dhe të mësojnë mënyra konkrete për ta parandaluar dhe adresuar atë. U diskutua rëndësia e respektit, empatisë dhe komunikimit të shëndetshëm mes bashkëmoshatarëve.
Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i një ambienti më të sigurt dhe mbështetës për të gjithë nxënësit, duke inkurajuar reagimin ndaj çdo forme të dhunës.
Së bashku mund të ndërtojmë një shkollë pa bullizëm!