Rezultatet në kampionatin shtetëror në karatesë - SHFK BAJRAM SHABANI
karatesë 30 04 2025

Rezultatet në kampionatin shtetëror në karatesë

Sot drejtori i shkollës sonë “Bajram Shabani” Fatmir Ebibi i mirëpriti në zyrën e tij 3 nxënësit e ksaj shkolle për rezultatet e arritura në kampionatin shtetëror në sportin e karatesë:
Sara Muadini të lindur në vitin 2013 në kategorinë -45 kg zuri vendin e tretë.
Ajan Muaremi të lindur në vitin 2013 në kategorin -37 kg zuri vendin e parë.
Azem Azemi të lindur në vitin 2012 në kategorinë-40 kg zuri vendin e parë.
Trajneri i klubit të karatesë “Bashkimi 2002” njëashtu edhe mësimdhnës i edukatës fizike Mursel Misini ngeli i kënaqur me nxënësit dhe garuesit e tijë për rezultatet e arritura të cilët poashtu përfaqsojnë edhe shkollën dhe qytetin e Kumanovës.
Vlenë të theksohet se Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova doli i pari në rangim të kampionatit shtetëror nga 56 klube pjesmarrëse.
Sara, Ajani dhe Azemi në fund të muajit maj dhe fillim të muajit qershor do ta përfaqsojnë shtetin në kampionatin ballkanik i cili do të mbahet në Tivar të Malit Zi.

Logo final BSK 200
Politika e privatësisë

Shpjegim se si i mbledhim, i përdorim dhe i mbrojmë të dhënat tuaja personale.