Punëtori edukative me temë “Kursimi dhe Bankat”
Sot, përfaqësues nga Halk Banka, filiali në Kumanovë, mbajtën një prezantim mjaft interesant me temën “Kursimi dhe Bankat” për nxënësit e klasës III-2, nën udhëheqjen e mësueses Flutura Xheladini.
Punëtoria ishte shumë e dobishme dhe edukative për nxënësit, të cilët u kënaqën dhe mësuan gjëra të reja mbi rëndësinë e kursimit që në moshë të vogël.
Falënderojmë përzemërsisht mësuesen Flutura Xheladini për organizimin e këtij aktiviteti në bashkëpunim me Halk Bankën.




Postime të Ngjashme