HIPPO English Without Borders – Raundi Paraprak
Nxënësit tanë morën pjesë në HIPPO English Without Borders – Raundi Paraprak, ku treguan njohuri dhe aftësi të shkëlqyera në gjuhën angleze.
Nxënësit e mëposhtëm u kualifikuan me sukses për Finalen Kombëtare Online:
Erza Rexhepi
*Vjosa Rrustemi
Nita Murtezi
Ky sukses është dëshmi e punës së tyre të palodhshme, përkushtimit dhe pasionit për të mësuar.
Njëherit ju njoftojmë se shkolla jonë për herë të parë është nikoqire e kësaj gare, koordinator i projektit është Fadil Alimi ndërsa bashkëpunëtor të projektit janë Mirlinda Rexhepi dhe Augustine D’Eramo. Përzgjedhja si institucion nikoqir për një garë kaq prestigjioze ndërkombëtare përbën një arritje të rëndësishme për ne dhe tregon përkushtimin tonë për promovimin e arsimit cilësor dhe mbështetjen e nxënësve në arritjen e potencialit të tyre të plotë.
U urojmë nxënësve tanë shumë suksese në fazën e radhës!







Postime të Ngjashme