SHFK BAJRAM SHABANI

КУМАНОВО

натпревари во читање 13 05 2026

Garat e leximit

Nxënësit e shkollës sonë morën pjesë edhe këtë vit në garat e leximit të organizuara nga Shoqata “Vizioni M” dhe Klubi i Leximit “Bashkimi”, duke arritur rezultate shumë të mira.
Përgjatë disa muajve, ata u angazhuan në aktivitete të rregullta leximi dhe diskutimi, nën udhëheqjen e arsimtareve Qamile Fetaji dhe Bergjyle Saliji duke zhvilluar aftësitë e tyre në të shprehur dhe mendim kritik.
Rezultatet nga garat e leximit:
Klasa VI – Linda Ramadani dhe Venera Asllani, vendi i II
Klasa VII – Inara Agushi dhe Vlera Rrustemi, vendi i II
Klasa IX – Mebrure Masurica dhe Lediana Aqifi vendi i III
Këto arritje pasqyrojnë përkushtimin dhe dashurinë e nxënësve për librin. Urojmë që sukseset e tyre të vazhdojnë edhe në të ardhmen!