Erza Rexhepi kl. VI fitoi Çmimin e Tretë
Në konkursin e artit figurativ, të organizuar nga Biblioteka „Tane Georgievski“ në Kumanovë, me rastin e „Muajit të Librit“, nxënësja jonë Erza Rexhepi, nga klasa e VI-të, fitoi Çmimin e Tretë, në kategorinë e shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe.
Ky vlerësim pasqyron talentin dhe kreativitetin e Erzës, si dhe përkushtimin dhe profesionalizmin e mentorit të saj, mësimdhënësit Uran Latifi.
Urime Erzës dhe mentorit të saj për këtë arritje të shkëlqyer!







Postime të Ngjashme