Bashkëpunimi me Korpusin e Paqes
Për 5 të hëna radhazi, Shkolla “Fillore Bajram Shabani” bashkëpunoi me Korpusin e Paqes për të mirëpritur 3 vullnetarë amerikanë të Edukimit në Gjuhën Angleze për ‘praktikumin’ e tyre. Mësimdhënëset Bergjyle Saliji dhe Sadije Imeri i mirëpritën vullnetarët në klasa për të bashkë-mësuar anglishten me nxënësit e klasës së 2-të, 4-t dhe të 9-të. Ndërsa vullnetarët përgatiten për shërbimin e tyre dyvjeçar me Korpusin e Paqes, ky bashkëpunim u ofroi atyre përvojë të çmuar, praktike në mësimdhënie. Ata veçanërisht e shijuan bashkëveprimin me stafin e shkollës, mbështetjen e nxënësve tanë dhe të mësuarit nga mësueset Sadije dhe Bergjyle.
U urojmë vullnetarëve shumë sukses në punën e tyre të ardhshme!




Postime të Ngjashme