Arsim cilësor për të gjithë - SHFK BAJRAM SHABANI
Arsim cilësor për të gjithë 07 05 2025

Arsim cilësor për të gjithë

U mbajt punëtoria përmbyllëse e projektit “Arsim cilësor për të gjithë”
Më 07 maj 2025, u zhvillua punëtoria përmbyllëse e projektit “Arsim cilësor për të gjithë”, një projekt trevjeçar (2023–2025), në të cilin shkolla jonë fillore “Bajram Shabani” ishte ndër 25 shkollat pjesëmarrëse.
Shkolla jonë ishte bartëse e këtij projekti falë përkushtimit të ekipit udhëheqës të përbërë nga pedagogu Nerxhivane Nuhiju, Fadil Alimi, Mirlinda Rexhepi dhe Arben Murati, të cilët me përvojën dhe angazhimin e tyre siguruan një zbatim të suksesshëm dhe kuptimplotë të të gjitha aktiviteteve.
Gjithashtu, shprehim mirënjohje të veçantë për mësuesen Valide Sejdiji, mësuesin Ismet Rashiti, dhe arsimtaren Medina Islami, Qamile Latifi, Bekim Zeqiri, Bergjyle Saliji ,të cilët së bashku me nxënësit e tyre kontribuan në mënyrë të shkëlqyer në realizimin e aktiviteteve të projektit.

Logo final BSK 200
Politika e privatësisë

Shpjegim se si i mbledhim, i përdorim dhe i mbrojmë të dhënat tuaja personale.